Do të luhen sot dy ndeshjet e para të javës së 18-të të Kategorisë Superiore.
Bylisi pret Vllazninë në orën 13:00 në stadiumin “Adush Muça”. Ballshiotët vijnë në këtë përballje pas humbjes me Tiranën ndërsa shkodranët pasi fituan ndaj Laçit.
Rikujtojmë se sot do të jetë sfida e parë për trajnerin Naxhi Shensoi pas dorëheqjes së Arian Bellait.
Nga krahu tjetër, për shkodranët do të luajë që nga minuta e parë sulmuesi i rikthyer në “shtëpinë” e tij, Bekim Balaj.
Formacionet zyrtare
Bylis: Teqja, Trumçi, Damçevski, Janku, Zguro, Lorran, Maçolli, Lajthia, Ruçi, Soza, Kaçorri
Trajner: Naxhi Shensoi
Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Hakaj, Smajli, Jonuzi, Marku, Alivoda, Hoxhaj, Çoba, Kaina
Trajner: Mirel Josa
Në ndeshjen tjetër, po në orën 13:00, Laçi pret në fushën e tij Kastriotin.
Kurbinasit vijnë në këtë sfidë pas humbjes me Vllazninë, ndërsa krutanët pas barazimit me Partizanin. Laçi pozicionohet në vendin e 6-të me 20 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e 7-të me 19 pikë.
Trajnerët Mezani dhe Mema kanë përzgjedhur më të mirët për të marrë një 3 pikësh të vlefshëm në këtë fazë të kampionatit.
Formacionet zyrtare
Laçi: Dajsinani, Roganoviç, Babatunde, Akinola, Shkurtaj, Manellari, Duka, Ziko, Velkoski, Ujka, Spahiu
Trajner: Gentian Mezani
Kastrioti: Sali, A.Selmani, Karakaçi, Greca, Onanunga, Hasani, Rami, S. Selmani, Kodra, Stojanoviç, Zogaj
Trajner: Ardian Mema