Ciro Immobile pëlqehet shumë në Premier League. Liverpool, Everton dhe Manchester United po e monitorojnë situatën e sulmuesit të Lazios, por hapin e madh e ka hedhur Newcastle. “Qymyrxhinjtë” kanë përgatitur një ofertë tunduese për klubin italian dhe vetë lojtarin.
Gazzetta dello Sport raporton se anglezët kanë gati 55 milion euro për Lazion dhe një kontratë 5-vjeçare me 8 milion euro në sezon për golashënuesin më të mirë në Serie A (27 gola këtë sezon). Immobile ka një lidhje të madhe me bardhekaltrit, por një ofertë e tillë e tundon.
Njësoj si presidentin Lotito, i cili po punon për të rinovuar me të deri në vitin 2025. Rroga pritet t’i shkojë në 4 milion euro në sezon, gjithsesi shumë pak me çfarë i ofron Newcastle. Immobile është 30 vjeç dhe një kalim te Premier League me një rrogë të tillë do e ketë të vështirë ta refuzojë. /abcnews.al

