Super limuzina që pritet të dalë së shpejti në treg është thjesht fantastike

schedule14:56 - 13 Korrik, 2020

schedule 14:56 - 13 Korrik, 2020

Aznom Automotive në bashkëpunim me Camal Studio po prodhojnë limuzinën luksoze më të re, të quajtur Aznom Palladium. Makina e cila pritet të dalë së shpejti në treg ka një gjatësi prej 6 metrash dhe pjesa e pasme e saj ka një stil të Rolls-Royce.

Makina është cilësuar si një “luks i pazakontë për të gjitha terrenet”. Është parashikuar që të ketë një motor V8, dhe fuqia maksimale do të jetë 680 kuaj fuqi.

Projekti ka nisur dy vite më parë, dhe tashmë ka hyrë në fazën e prodhimit. Deputimi i kësaj makine pritet të bëhet në shtator të këtij viti. /abcnews.al/

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!