Super League: Zero tolerancë në Angli, 22 milion £ gjobë për 6 klubet “rebele”

schedule13:58 - 9 Qershor, 2021

schedule 13:58 - 9 Qershor, 2021

Manchester City, Chelsea, Liverpool, Manchester United, Arsenal dhe Tottenham ishin gjashtë klubet angleze që morën pjesë në krijimin e European Super League. Kritika të shumta shpërthyen dhe turneu dështoi, kjo edhe falë presionit të UEFA-s dhe FIFA-s.

Të gjashtë klubet ishullore u tërhoqën nga ky projekt, por nuk do ia hedhin pa u ndëshkuar. Daily Mail raporton se drejtuesit e futbollit anglez kanë vendosur t’i gjobisin me 22 milion paund në total.

Nëse ndonjë nga këta klube përfshihet sërish në nisma të tilla, atëherë do të gjobiten me nga 25 milion paund dhe do t’u hiqen nga 30 pikë në renditjen e kampionatit.

14 klubet e tjera të Premier League kërkuan që të aplikohej menjëherë zbritja e pikëve në renditje, por u refuzuan. Po shuma e 22 milion paundëve që do paguajnë gjashtë klubet “rebele” ku do shkojë?

Asnjë cent për skuadrat e tjera të Premier League, shuma e 22 milion paundëve duhet të shkojë për iniciativat e fansave dhe komunitetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!