Gennaro Gattuso fitoi mbrëmjen e kaluar trofeun e parë si trajner. Napoli i tij mposhti Juventusin pas goditjeve të penalltive dhe fitoi Kupën e Italisë. Adriano Galliani ka festuar gjatë suksesin e ish-lojtarit të tij te Milani. Administratori i deleguar i Monzës, ndihet në qiellin e shtatë në komentin e bërë për Radio Kiss Kiss.
“Komplimente Gattusos, jam shumë i lumtur për të. Festova mbrëmë te penalltitë njësoj si te finalja e Manchesterit kundër Juventusit (i referohet Milan-Juventus, finales së Champions League të vitit 2003)“, deklaron ish-administratori i deleguar i kuqezinjve.
Elozhe për Gattuson ka bërë edhe Marcello Lippi, trajneri i fundit që dërgoi Italinë në majën e botës. “Komplimente Gattusos dhe Napolit. Kanë kryer një punë të jashtëzakonshme. Rino do t’i japë gëzime të tjera tifozëve napolitanë“, thekson Lippi. /abcnews.al