Ballkani e ka nisur shumë mirë sezonin e ri në IPKO Superligën e Kosovës. Merkato cilësore, përshtatje shumë e mirë, gola të shumta dhe vendi i parë në kampionatin dardan.
Ekipi nga Suhareka mposhti 5-0 në shtëpi Drenicën, kundërshtar që e “shkatërroi” me tre gola të realizuar brenda 20 minutave. Arbër Prekazi, Mirlind Daku dhe Armend Thaci i dhuruan avantazhin e trefishtë Ballkanit.
Dy golat e tjerë erdhën në pjesën e dytë. Sërish gol i Mirlind Dakut (10 gola në 5 ndeshje për sulmuesin 22-vjeçar), teksa Thaçi shënoi të dytin personal në shtesa dhe vulosi triumfin me “manita” të ekipit të Ismet Munishit.
Prishtina ka kryer shpenzime të mëdha në merkato, por gjërat në fushën e blertë nuk po shkojnë në mënyrën e duhur. Ekipi kryeqytetas ngeci në një barazim pa gola në shtëpi ndaj Llapit. 0-0 u mbyll takimi, ndeshja e tretë radhazi për fitore për Prishtinën dhe pika e parë për skuadrën nga Podujeva. /abcnews.al
IPKO Superliga e Kosovës, java e pestë
Ballkani-Drenica 5-0
(Prekazi 8′, Daku 20′, 83′, Thaçi 28′, 90+2′)
Prishtina-Llapi 0-0