Një shtetas grek ka arritur të realizojë një biçikletë të veçantë. Ai gjeti një mënyrë për të montuar motorin e një lavatriçeje brenda trekëndëshit të kornizës së një biçiklete normale. Rezultati? Një biçikletë elektrike që arrin një shpejtësi deri në 150 km/orë.
Biçikleta e quajtur “The Spin Cycle” ka një motor me një fuqi prej 1100 watt, duke e bërë atë një ndër tre biçikletat më të fuqishme në botë, me 100 watt më shumë se ata që janë në qarkullim, shkruan abcnews.al.
Pavarësisht performancës së lartë, biçikleta nuk është përshtatur me rregullat e rrugës, pasi frenat kanë mbetur ato standarde. Sidoqoftë, puna e bërë për të sjellë një krijim kaq të veçantë është për t’u admiruar. /abcnews.al/