“Sunny Hill Festival”, vjen në Tiranë Dj me famë botërore

schedule15:56 - 19 Gusht, 2022

schedule 15:56 - 19 Gusht, 2022

Tirana do të presë më 26, 27 dhe 28 gusht “Sunny Hill Festival”. Një nga të ftuarit që do të performojë do të jetë DJ me famë botërore Robbert van de Corput, I njohur si Dj. Hardwell. Lajmi është konfirmuar nga organizatorët e festivalit përmes një postimi në faqen zyrtare në Instagram.

Përveç Dj-t të famshëm, do të vijë në Tiranë dhe Stormzy, Action Bronson, MC Kresha, Lyrical Son, Mozzik dhe Getinjo, Kamelia, Dj Redard, Elgit Doda, Fedez, Dafina Zeqiri etj. Në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës kanë nisur përgatitjet për vendosjen e skenës ku do performojnë yjet e muzikës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SUNNY HILL FESTIVAL (@sunnyhillfestival)

/abcnews.al