Problemet financiare e kanë goditur rëndë Interin dhe penalizimet e qeverisë kineze për investimet janë vendit janë një problem, që po e pengon shumë kompaninë Suning për të ndërhyrë dhe rregulluar bilancet.
Prej javësh raportohet se pronarët kinezë të zikaltërve po kërkojnë për një blerës të klubit, por qëndrimi i tyre duket se do ndryshojë. Nga Italia zbulojnë se Interi mund të shpëtojë përmes një kredie.
Suning pritet të aplikojë për kredi në një grup të madh financiar apo në një fond investimi. Vlera që do të kërkohet është rreth 150-200 milionë euro, e mjaftueshme për të përballuar krizën dhe rikthyer bilancet pozitive. /abcnews.al