“Sundimi i ligjit”/ Theu masën e arrestit shtëpiak, vihet në pranga 27-vjeçari në Kukës

schedule12:48 - 8 Dhjetor, 2023

schedule 12:48 - 8 Dhjetor, 2023

Një 27-vjeçar është vënë në pranga në fshatin Malçenë të Kukësit në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”.

Ky person kishte thyer masën e sigurisë në “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!