“Sundimi i ligjit”/ Tentoi të arratisej, kapet në Portin e Durrësit 23-vjeçari. Ishte në kërkim për prodhim dhe shitje droge

schedule10:45 - 8 Prill, 2024

schedule 10:45 - 8 Prill, 2024

Një 23-vjeçar, i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge është kapur në Portin e Durrësit, në tentativë për t’u larguar nga vendi.

I riu, u arrestua në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!