“Sundimi i ligjit”/ Kapet me kallashnikov e municion luftarak pa leje, pranga të riut në Shijak

schedule11:24 - 17 Nëntor, 2023

schedule 11:24 - 17 Nëntor, 2023

Një 21-vjeçar, në Shijak ka rënë në prangat e policisë pasi gjatë kontrollit në banesë dhe automjet i janë zbuluar kallashnikov e fishekë luftarakë, në kundërshtim me ligjin.

Uniformat blu bëjnë me dije se operacioni “Sundimi i Ligjit” vijon.

Ndërsa materialet procedurale për rastin në fjalë i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi:

Aksione intensive policore, në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe të atyre që mbajnë armë, në kundërshtim me ligjin.

Mbante pa leje, kallashnikov dhe fishekë luftarak, në banesë dhe në automjet, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municioni luftarak.

Si rezultat i kontrolleve intensive, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore dhe të kryera në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak goditën një tjetër rast të posedimit pa leje, të armës së zjarrit, rast për të cilin u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi 21 vjeç.

Nga kontollet në banesën e 21 vjecarit në fshatin Xhafzotaj, dhe në automjetin me të cilin ky shtetas lëvizte në këtë fshat, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Operacioni “Sundimi i ligjit” vijon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit”.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!