Florian Kamberi firmosi këtë verë me Sheffield Wednesday në League One në Angli, ndërkohë që më parë të njëjtën gjë kishte bërë edhe Arbenit Xhemajli.
Ky i fundit është pjesë e Sunderland, klub që po tenton një tjetër shqiptar në orët e fundit të merkatos.
Bëhet fjalë për sulmuesin shqiptar, Leon Dajaku, që vjet Bayern Munich e huazoi tek Union Berlin.
I riu luajti vetëm dy ndeshje në Bundesliga, pa mundur të lërë gjurmë, dhe tani Sunderland po tenton ta huazojë në ligën e tretë angleze. /abcnews.al