Kryeministri britanik Rishi Sunak ka nënvizuar mbështetjen e vendit të tij për mbrojtjen e Ukrainës kundër Rusisë, duke thënë se “siguria e Ukrainës është siguria jonë”.
“Mbretëria e Bashkuar do të fillojë trajnimin e pilotëve ukrainas për avionët luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA këtë verë për të mbështetur forcat ajrore të Ukrainës me atë që i nevojitet për të ardhmen”, tha Sunak.
Sunak përshëndeti progresin në ofrimin e mbështetjes së mëtejshme, nga G7, veçanërisht mbështetjen e Presidentit të SHBA Joe Biden për një “koalicion ndërkombëtar” të vendeve për të dërguar avionë luftarakë të avancuar për Ukrainën.
“Ukraina jo vetëm që duhet të fitojë luftën, por duhet të fitojë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Sunak.
Sunak vlerësoi praninë e Zelensky në G7 në Hiroshima si një “moment shumë të fuqishëm”. Dyshja zhvilluan një takim dypalësh të shtunën.
“Të shohësh Presidentin Zelensky duke qëndruar krah për krah me aleatët e tij G7, mendoj se i dërgon një mesazh Rusisë dhe botës, se ne jemi pranë Presidentit Zelensky dhe popullit të tij dhe do të vazhdojmë ta mbështesim atë për aq kohë sa do të jetë e nevojshme”, tha Sunak.
/abcnews.al