Inteligjenca britanike ka arritur në përfundimin se shpërthimi vdekjeprurës në Spitalin Arab Al-Ahli në Gaza u shkaktua nga një raketë e lëshuar nga një grup militant palestinez dhe jo nga një sulm ajror izraelit, u tha deputetëve kryeministri britanik Rishi Sunak.
Sunak, i cili javën e kaluar vizitoi Izraelin, Egjiptin dhe Arabinë Saudite, tha se sulmi ka të ngjarë të ketë ndodhur nga një rakete të hedhur nga Gaza drejt Izraelit.
Kryeministri britanik kritikoi mediat që fillimisht raportuan se shpërthimi duket se ishte shkaktuar nga Izraeli. Duke folur para deputetëve, Sunak theksoi nevojën për një zgjidhje me dy shtete, e cila tha se është “e nevojshme” për paqen e qëndrueshme. Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se Mbretëria e Bashkuar do të japë 20 milionë paund për ndihmë për Gazën.

