Kryeministri britanik Rishi Sunak është zotuar të fshikullojë Rusinë në G20 për vuajtjet që po u shkakton ukrainasve dhe miliona njerëzve më të varfër në botë. Duke folur në bordin e aeroplanit për në Indi, kryeministri kritikoi presidentin rus Vladimir Putin për refuzimin e pjesëmarrjes në samitin e G20-s në Indi.
Për të dytin vit radhazi lideri rus nuk merr pjesë në takimin e liderëve botërorë. Putin dërgoi ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov në Nju Delhi në mungesë të tij.
Sunak tha se ”udhëheqësi rus kishte qëndruar larg konfrontimit me Perëndimin, pasi pushtoi Ukrainën, sepse ai nuk dëshiron konsiderohet përgjegjës”.
Udhëheqësi britanik tha se donte të nënvizonte ndikimin që kishte vendimi i Moskës për të shkatërruar vendet në zhvillim, të cilat mbështeten në drithërat e lirë nga Ukraina për ushqimin e tyre.
/abcnews.al