Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak në një prononcim për mediat në Samitin e G7, ka shprehur shpresën se më shumë vende do të ndjekin Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA në sanksionimin e Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
“Unë kam shpresë dhe besim se vendet tona partnere do të ndjekin siç kanë bërë kur ne e kemi bërë këtë më parë. Kjo do t’i bëjë sanksionet më efektive dhe do të sigurojë që Rusia të paguajë një çmim për aktivitetin e saj të paligjshëm”, tha Sunak.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar tha se po planifikonte gjithashtu të sanksiononte 86 persona dhe kompani të tjera të lidhura me presidentin rus Vladimir Putin, duke përfshirë njerëz që “po minojnë në mënyrë aktive ndikimin e sanksioneve ekzistuese”./abcnews.al