Sunak: Marrëveshjet e sigurisë së Ukrainës nuk zëvëndësojnë anëtarësimin në NATO

schedule13:51 - 12 Korrik, 2023

schedule 13:51 - 12 Korrik, 2023

Marrëveshjet e sigurisë midis NATO-s dhe Ukrainës “nuk do të jenë një zëvendësim për anëtarësimin në NATO”, tha Rishi Sunak pas takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në samitin e aleancës në Vilnius.

Deklarata i referohet garancive të sigurisë të diskutuara nga aleatët e NATO-s për Ukrainën, të cilat do të shpallen nga grupi i vendeve të G7 gjatë ditës së sotme.

Mbretëria e Bashkuar mbështet ofertën e Kievit për t’u bashkuar me bllokun ushtarak dhe Sunak tha në fillim të kësaj jave se “vendi i duhur i Ukrainës është në NATO”.

/abcnews.al