Kryeministri Rishi Sunak, u takua me homologun e tij amerikan brenda një hoteli në Belfast gjatë ditës së sotme. Përpara fjalimit të Joe Biden, Sunak tha se ishte i lumtur të mirëpriste presidentin në emër të Mbretërisë së Bashkuar.
Ai dhe Presidenti Biden folën për “mundësitë e jashtëzakonshme ekonomike” që janë gati për Irlandën e Veriut. Sunak theksoi se ai dhe Biden kishin diskutuar gjithashtu për një sërë çështjesh.
“Kjo vjen pas një takimi që pata me të muajin e kaluar në SHBA,” tha ai, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA janë “partnerë dhe aleatë shumë të ngushtë”.
“Marrëdhëniet tona janë në formën më të mirë dhe presidenti dhe unë kemi shumë plane për të cilat po punojmë së bashku”.
/abcnews.al