Sunak: Do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme  

schedule09:15 - 15 Maj, 2023

schedule 09:15 - 15 Maj, 2023

Rishi Sunak ka deklaruar edhe një herë se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për sa kohë të jetë e nevojshme, ndërsa ai përgatitet të takojë udhëheqësin e vendit, Volodymyr Zelensky, për bisedime në Londër të hënën.

“Ky është një moment vendimtar për rezistencën e Ukrainës ndaj një lufte të tmerrshme agresioni që ata nuk zgjodhën apo provokuan. Ata kanë nevojë për mbështetjen e qëndrueshme të komunitetit ndërkombëtar për t’u mbrojtur kundër breshërisë së sulmeve të pandërprera dhe pa dallim, që kanë qenë realiteti i tyre i përditshëm për më shumë se një vit.

Është në të gjithë interesin tonë të sigurojmë që Ukraina të ketë sukses dhe barbarizmi i Putinit të mos fitojë. Kjo është arsyeja pse Britania e Madhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, nga tanket te trajnimet, municionet te automjetet e blinduara. 

Dhe ky mesazh solidariteti do të dëgjohet në të gjitha takimet e mia me liderët e tjerë botërorë në ditët në vijim,” theksoi kryeminstri britanik.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!