Sunak: Do të korrigjoj gabimet e Truss, na presim vendime të vështira

schedule14:02 - 25 Tetor, 2022

schedule 14:02 - 25 Tetor, 2022

Kryeministri i ri i Britanisë  Rishi Sunak u zotua të rikthejë besimin në politikën britanike në fjalimin e tij të parë pas marrjes së detyrës, duke vënë në dukje gjithashtu se nevojat e qytetarëve do të jenë primare.

“Për momentin vendi ynë po përballet me një krizë të thellë ekonomike”, tha Sunak, duke vënë në dukje ndikimin e pandemisë Covid-19.

Ai më pas iu referua ish-kryeministres Liz Truss, e cila dha dorëheqjen nga detyra të enjten e kaluar, duke thënë se kishte të drejtë që dëshironte të përmirësonte rritjen ekonomike.

Sunak gjithashtu theksoi se e admironte përkushtimin e saj për të bërë reforma, por theksoi se ishin bërë disa gabime. Përveç kësaj, ai tha se u zgjodh kryeministër pjesërisht për të korrigjuar gabimet e Truss dhe se procesi po fillon menjëherë.

Ai theksoi gjithashtu se e presin “vendime të vështira”, duke theksuar se nuk do ta lërë brezin e ardhshëm të zgjidhë problemin e borxhit.

Duke iu drejtuar qytetarëve që po përballen me një rritje të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, Sunak, i cili është një nga politikanët më të pasur në Parlamentin Britanik, tha se e kupton plotësisht se sa e vështirë është situata për shumë britanikë.

“Gjithçka që mund të them është se nuk frikësohem. Unë e di përgjegjësinë që kam pranuar të marrë dhe shpresoj të përmbush kërkesat e saj”, tha ai.

“Kështu që unë jamë këtu para jush, gati për të udhëhequr vendin tonë në të ardhmen. Të vendos nevojat e tuaja mbi politikën për ndërtimin e një qeverie që përfaqëson traditat më të rëndësishme të fraksionit tim.

Së bashku mund të arrijmë gjëra të mëdha”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!