Sulo: Ne na është prerë bileta e qershorit

schedule21:37 - 17 Prill, 2019

schedule 21:37 - 17 Prill, 2019

Për gazetarin Arion Sulo miratimi i pezullimit të vizave për Shqipërinë nga parlamenti holandez nuk duhet parë bardhezi. Sipas tij kjo ka të bëjë me rrezikun e integrimit të Shqipërisë.

“Ky është lajm me disa shtresa, që nuk duhet marrë bardhezi, që Hollanda me iniciativë të 5 partive të spektrit të djathtë një arsye populiste, arsye e dytë zgjedhjet e majit, ku tema e zgjerimit është e ndaluar të flitet aq sa kanë frikë partitë si do marrin vendimet pas zgjedhjeve të majit.

E vërtetë është që ka edhe tone raciste brenda qëndrimi, e vërtetë është që ka shumë mundësi që ky mocion nuk do bëhet vendim.

Por ajo që i ka nxitur deputetë holandezë dhe partitë ta përkrahin ka një pakënaqësi dhe ftohje të Brukselit me rrugën e integrimit të Shqipërisë. Unë nuk mendoj dot që parlamenti holandez të kërkojë këtë gjë të paprecedentë për një vend që është në prag të çeljes së negociatave. Shqiptarëve nuk u hiqen vizat u rrezikohet integrimi. Kjo është më komplekse se kaq. Heshtjen, ftohjen, ngrirjen që është sot nga Gjermania.

“Ne na është prerë bileta e qershorit dhe shembulli në këtë rast do jemi ne, por ne nuk jemi pa faj në këtë histori. Gjithë ky vit ka qenë i mbushur me skandale krize, ftohje të Gjermanisë me qeverisë shqiptare dhe vjen gjendet ky rast. Nëse na kthehen vizat me Hollandën kjo mund të ketë efekt zinxhir”.

Sa i përket grupeve kriminale me territorin shqiptar, Sulo theksoi se këto grupe po fuqizohen edhe për shkak të mosprerjeve të financimit të parave të krimit që i kanë në Shqipëri, në ndërtim, biznese pastrim parash.

“Pjesa jonë është lidhja e grupeve kriminale me territorin shqiptar. Inteprol, Europol e kanë theksuar se kemi grupe kriminale në Angli, Belgjikë, Holandë. Ndodh që këto grupe po fuqizohen edhe për shkak të mosprerjeve të financimit të parave të krimit që i kanë në Shqipëri, në ndërtim, biznese pastrim parash, që u krijon mundësinë e fuqizimit të larjes së parave dhe hedhjes prapë në tregun evropian”.

Në të njëjtën linjë edhe gazetarja Mimoza Koçiu vendimin e parlamentit holandez e sheh si një matës për vendimin  e qershorit, ku Shqipëria pret hapjen e negociatave.

 “Ajo që më shqetëson mua, është një termometër që do vendosë në qershor, nëse do i hapen negociatat apo jo.

Qeveria duhet të lëvizë dhe të fillojë lobimin për të kuptuar se ku çalon situata. Janë 105 deputetë që kanë votuar pro heqjes”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!