Sulmuesit kibernetikë rusë planifikojnë sulm ndaj telefonave Android

schedule09:48 - 4 Shtator, 2023

schedule 09:48 - 4 Shtator, 2023

Sulmuesit kibernetikë të lidhur me agjencinë ruse të inteligjencës kanë synuar telefonat e ushtarëve ukrainas me një “fushatë malware”.

Sipas inteligjencës britanike një grup i njohur si Sandstorm ka vendosur një virus të quajtur “Dalta famëkeqe” për të vjedhur informacione të ndjeshme ushtarake.

Mediat e huaja shkruajnë se një aplikacion i tillë mundëson akses të vazhdueshëm në pajisjet Android dhe nxjerrjen e të dhënave prej tyre.

Ky aktivitet demonstron përdorimin e vazhdueshëm të aftësive kibernetike të Rusisë për të mbështetur pushtimin e Ukrainës”, thuhet në deklaratën e ministrisë së Mbrojtjes së Britanisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!