Sulmuesi italian totalisht i pafat, dëmtimi i radhës është absurd

schedule13:17 - 11 Shkurt, 2020

schedule 13:17 - 11 Shkurt, 2020

Ky sezon ka qenë totalisht i pafat për Leonardo Pavolettin. Sulmuesi i Cagliarit operoi gjurin e majtë pas ndeshjes së parë të kampionatit kundër Brescia. 31-vjeçari vuajti shumë gjatë kësaj kohe dhe ishte shumë afër rikthimit.

Gjithsesi, sulmuesi i ekipit sard ka pësuar një tjetër dëmtim, sërish në gjurin e majtë. Sezoni mund të quhet i mbyllur, teksa Unione Sarda zbulon prapaskenat e dëmtimit të radhës. Gjithçka ka ndodhur në një darkë me shokët e skuadrës.

Lojtarët e Cagliarit kanë qenë duke darkuar në një lokal dhe Pavoletti ka rrëshqitur në një moment. Në fillim nuk ka ndjerë gjë dhe gjithçka është kaluar me humor, por të nesërmen kanë nisur dhimbjet e papërballueshme. Një moment pasigurie i ka kushtuar shumë dhe lojtari do nisë përsëri fazën e rikuperimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!