Drejtuesit e Juventusit e kanë përsëritur faktin që do të blejnë një tjetër CR7 në të ardhmen, por po punojnë për të gjetur edhe Pogba të rinj. Bardhezinjtë kanë hedhur sytë drejt Argjentinës, aty ku lindin gjithmonë talente.
Matias Soule është vetëm 16 vjeç, aktivizohet në rolin e sulmuesit. I rritur me Velez Sarsfield, Soule po tenton transferimin në Evropë. Për shërbimet e tij interesohet edhe Monaco, por Juventusi ndodhet në avantazh.
Kontaktet me agjentin kanë nisur, ndërsa familjarët e futbollistit kanë zbarkuar në kontinentin e vjetër për t’i siguruar Matiasit një pasaportë komunitare. Bardhezinjtë kanë gati një kontratë 3-vjeçare për sulmuesin, i cili pritet të aktivizohet me ekipin U17 për t’u huazuar më pas në ndonjë klub mik. /abcnews.al