Sulmuan gjyqtarin, procedohen penalisht tifozët e Tiranës

schedule19:20 - 25 Maj, 2023

schedule 19:20 - 25 Maj, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fund të ndeshjes Tirana-Bylis.

Pas përfundimit të sfidës, tifozët hynë në fushë për të sulmuar gjyqtarin Kridens Meta. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe Policia.

Rrogozhinë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, në përfundim të ndeshjes Bylisi-Tirana, në Rogozhinë, disa tifozë të Tiranës kanë hyrë në fushë dhe kanë tentuar të dhunojnë gjyqtarët e ndeshjes. Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë duke shoqëruar këta shtetas, për të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /G.D abcnews.al/