Sulmon ish të dashurën dhe më pas godet veten me thikë

schedule16:44 - 14 Tetor, 2019

schedule 16:44 - 14 Tetor, 2019

Një vajzë 20-vjeçare u sulmua mbrëmë në rrugë në Udine  të Italisë nga një 37-vjeçar, ish-partneri i saj, i cili më pas goditi veten me thikë kuzhine, duke u plagosur rëndë.

37-vjeçari me origjinë nga Gana, u operua dhe tani po mbahet në arrest në spital për tentativë vrasjeje. Vajza raportoi lëndime sipërfaqësore në fyt.

Ngjarja ndodhi pasi të dy u takuan për t’u sqaruar pas përfundimit të marrëdhënies së tyre. Biseda më pas degjeneroi dhe 37 vjeçari nxorri thikën dhe e sulmoi.

Vajza u përpoq të kërkonte ndihmë me celularin e saj, por ishin disa kalimtarë ata që thirrën policinë. Kur arriti policia, burri po e bllokonte atë përpara një muri.

Ajo arriti të çlirohej dhe ai ra në tokë për shkak të dëmtimeve të tij. Të Premten vajza i ishte drejtuar policisë për të sinjalizuar sjelljen këmbëngulëse të 37 vjeçarit në përpjekje për ta bindur atë për t’u rikthyer së bashku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!