Sulmoi prindërit me thikë, çështja i kalohet Krimeve të Rënda

schedule16:04 - 22 Qershor, 2018

schedule 16:04 - 22 Qershor, 2018

Gjykata e Durrësit ka shpallur moskompetencë për çështjen e Hajri Nezirit, 25-vjeçarit, që plagosi me thikë pas një konflikti të çastit dy prindërit e tij, Destan dhe Asie Neziri.

Në caktimin e masës së sigurisë e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata ka lënë në burg 25 vjeçarin, ndërsa çështjen ia ka kaluar Krimeve të Rënda Tiranë, duke shpallur njëkohësisht edhe moskompetencën e vijueshmërisë së gjykimit për çështjen në fjalë.

Arrest me burg është dhënë si masa paraprake, pasi sipas Gjykatës së Durrësit, masa do të rikonfirmohet nga Krimet e Rënda./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!