Policia e Dibrës ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë në Krastë të Martaneshit aty ku u plagos rëndë një djalë 6-vjeçar. Fëmija është në rrezik ndërsa sherri mes autorit dhe babait të djalit nisi në lokal.
Gjashtëvjeçari ndodhej në gjumë kur shtëpia e tij u sulmua me breshëri kallshnikovi. Ai mori plagë të rënda dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Ndihmën e parë mjekësore e mori në spitalin e Dibrës.
Ngjarja ndodhi në Krastë të Bulqizës pak pas mesnatës. Autori Jetmir Koxherri, 27 vjeç, i cili u arrestua disa orë pas ngjarjes, mëngjesin e kësaj të mërkure, fillimisht u konfliktua me babain e gjashtëvjeçarit Miftar Rushin dhe një person tjetër.
Të tre burrat u përleshën fizikisht dhe përdorën sende të forta për shkaqe të paqarta. Por më pas Koxherri shkoi dhe qëlloi me kallashnikov në shtëpinë e Rushit, aty ku u plagos djali i vogël i shtëpisë./ABC News Albania 24/7