Sulmohet shkolla në Nigeri, rrëmbehen mbi 300 vajza

schedule11:01 - 26 Shkurt, 2021

schedule 11:01 - 26 Shkurt, 2021

Mbi 300 vajza janë rrëmbyer nga persona të armatosur gjatë një sulmi të radhës në një shkollë në Jangebe, Zamfara State në veriperëndim të Nigerisë. Rastin e ka denoncuar një mësues nga instituti ndërsa policia nuk e ka konfirmuar ende rrëmbimin.

“Ne e kuptuam që mbi 300 vajza janë zhdukur pasi kanë numëruar nxënëset e mbetura”, tha mësuesja në Shkollën e Mesme për Vajzat e Qeverisë së Jangebe.

Babai i dy nxënësve të shkollës tha se kishte marrë një telefonatë: “Jam rrugës për në Jangebe. Më thanë se bandat e armatosura hynë në shkollë dhe morën studentët,” tregon ai. Në fillim të javës së kaluar, 42 persona u rrëmbyen nga një shkollë në shtetin nigerian të Nigerit.

Kurse, në dhjetor, mbi 300 djem u rrëmbyen nga një institucion në Kankara, shteti Katsina dhe u lanë të lirë pas një seri negociatash me zyrtarë të qeverisë. sb/abcnews.al/