Sulmohet një tjetër qytet rus, të paktën 8 të plagosur

schedule10:05 - 1 Qershor, 2023

schedule 10:05 - 1 Qershor, 2023

Qyteti Shebekino në Rusi ka qenë shënjestër e sulmeve të vazhdueshme për orë të tëra, si pasojë e të cilit tetë persona mbetën të plagosur dhe disa ndërtesa u dëmtuan, tha sot guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov.

“Shebekino po përballet me sulme të vazhdueshme,” tha Gladkov në Telegram, duke akuzuar forcat ukrainase për bombardimin e qytetit.

“Tetë persona mbetën të plagosur. Nuk ka të vdekur”, shtoi ai.

“Sigurisht që jeta e civilëve, e banorëve është e kërcënuar. Kryesisht në Sebekino dhe fshatrat përreth”, theksoi Gladkov, duke shpjeguar se së shpejti pritet evakuimi i banorëve.

/abcnews.al