Sulmohet në shtëpinë e tij ambasadori i BE në Sudan

schedule22:30 - 17 Prill, 2023

schedule 22:30 - 17 Prill, 2023

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Sudan u sulmua sot brenda rezidencës së tij, tha në një postim në Twitter shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.

“Kjo është një shkelje flagrante e Konventës së Vjenës. Siguria e objekteve diplomatike dhe personelit është përgjegjësi e autoriteteve sudaneze dhe detyrimi i tyre, bazuar në të drejtën ndërkombëtare”, tha ai.

Borrell nuk dha detaje të mëtejshme mbi incidentin.

Nga Uashingtoni, zëdhënësi i Këshillit të Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha sonte se aktualisht nuk ka asnjë plan për të larguar qytetarët amerikanë nga Sudani. Megjithatë, ai u bëri thirrje amerikanëve që të monitorojnë situatën e rrjedhshme në atë vend me seriozitetin më të madh. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!