Sulmohet në Mal të Zi autobusi me turistë nga Kosova, policia: Nuk ishte e organizuar

schedule23:34 - 17 Shkurt, 2021

schedule 23:34 - 17 Shkurt, 2021

Një autobus i një agjencie turistike nga Kosova është sulmuar me gurë mbrëmjen e sotme në afërsi të urës së Limit në Berane në Mal të Zi.

Shoferi i autobusit ka raportuar rastin në polici në Rozhajë. Autorët e sulmit kanë thyer xhamat e autobusit, ndërsa nuk raportohet për turistë të lënduar.

Gjithçka është një incident sporadik. Një gur, një dritare. Asgjë e organizuar” tha policia malazeze.

Sulmi ndodhi në një ditë të shënuar, 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës./ db/ Abcnews.al