Një burrë sulmoi një oficere policie me thikë jashtë një stacioni policie në rrethin Île-de-France , në periferi të Parisit, të premten pasdite.
Sipas raportimeve të para, autori plagosi në qafë oficeren e policisë. Agresori u neutralizua pasi sigurimi qëlloi ndaj tij, ndërsa ka marrë dy plumba dhe ka humbur jetën.
Policia ka njoftuar se incidenti mund të ketë karakteristika terroriste. Sipas dëshmitarëve okularë, policja po kthehej në zyrë nga dreka e saj, kur autori e sulmoi. Oficerët e policisë të pranishëm qëlluan dhe neutralizuan autorin e krimit, i cili humbi jetën. Ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanen shkoi në vendin e ngjarjes për të vlerësuar situatën. /abcnews.al