Autobusi i Liverpoolit është sulmuar me sende të forta nga tifozët e Man City një zonë të banuar.
Një tullë dyshohet se është hedhur drejt Jurgen Klopp që ka shkaktuar plasaritjen e një dritareje, por për fat të mirë askush nuk është lënduar në bord.
Për këtë episod të rëndë ka reaguar nëpërmjet një qëndrimi zyrtar edhe klubi i Manchester City.
“Incidentet e këtij lloji janë krejtësisht të papranueshme”, tha City. “Ne dënojmë fuqishëm veprimet e individit/ve përgjegjës.
“Ne do të mbështesim plotësisht hetimin e Policisë së Mançesterit për këtë incident në çdo mënyrë që mundemi”. /G.D abcnews.al/
Burimi: BBC & The Athletic