Një anije tregtare që mbante flamurin e Shën Dominikut u godit nga një raketë ruse në Mariupol.
Mësohet se nga sulmi është plagosur një anëtar i ekuipazhit, i cili u desh të merrte trajtim mjekësor, tha sot një zyrtar ukrainas.
Skynews shkruan se dhoma e motorit të anijes së ngarkesave me flamur Dominikan, u godit me raketë nga marina ruse vonë të hënën, tha Viktor Vyshnov, nënkryetari i Administratës Detare të Ukrainës.
#e [email protected] General cargo ship AZBURG, berthed at Berth 16 in Mariupol Port, Ukraine https://t.co/8TUeHzHq3K
— Hayam Magdy (@HayamMagdy18) April 5, 2022
“Anija u dogj dhe të 12 me anëtarët e ekuipazhit që u evakuuan në një anije tjetër. Një anëtar i ekuipazhit kishte nevojë për ndihmë mjekësore që iu dha dhe ai u evakuua,” shkruan Reuters.
Kompania britanike e sigurisë “Ambrey Intelligence” tha se anija mbërriti në Mariupol më 23 shkurt dhe nuk ishte në gjendje të largohej nga ujërat e Ukrainës për shkak të mbylljes së portit./abcnews.al/