Sulmohet me raketa aeroplanmbajtësja amerikane në Detin e Kuq

schedule22:00 - 19 Tetor, 2023

schedule 22:00 - 19 Tetor, 2023

Një aeroplanmbajtëse e marinës amerikane u përfshi në një incident në Detin e Kuq, tha një zyrtar amerikan të enjten mbrëma.

Rebelët Huthi në Jemen (të mbështetur nga Irani) thuhet se qëlluan raketa për të goditur USS Carney. Raketat e lëshuara nga Huthi u kapën nga raketat SM2 të bartura në USS Carney, tha zyrtari.

Një zyrtar tjetër i marinës amerikane tha se rreth 2-3 raketa u kapën. Zyrtarët thanë se ishte e paqartë se çfarë kishin për qëllim raketat. Është e mundur që raketat të jenë gjuajtur në USS Carney ose të jenë gjuajtur në një objektiv tjetër.