Një sulm nga persona të panjohur që synonte një sinagogë ndodhi në orët e para të së mërkurës në Berlin. Sipas njoftimit të sinagogës Kahal Adass Jisroel, persona të panjohur hodhën dy kokteje molotov në ndërtesë.
— Kahal Adass Jisroel (@KAJ_Berlin) October 18, 2023
Disa orë më vonë policia gjermane arrestoi një person që u gjet jashtë sinagogës dhe bërtiste parulla antisemite.
“Ne jemi të tronditur nga ky sulm terrorist,” tha në një deklaratë Këshilli Qendror i Izraelit i Gjermanisë.
— Kahal Adass Jisroel (@KAJ_Berlin) October 18, 2023
Edhe kancelari gjerman ka dënuar sulmin duke thënë se antisemitizmi nuk ka vend në Gjermani.
/abcnews.al