Një incident ka ndodhur në Maqedoninë e Veriut me autobusin e disa serbëve që po ktheheshin nga Greqia. Sipas mediave vendase mësohet se mjeti është sulmuar me gurë nga një grup të miturish të.
Ata thonë se nuk ka të lënduar, por të gjithë janë të stresuar, sidomos fëmijët që ndodheshin në autobus.
“Sonte në kthim nga Greqia me autobus ka ndodhur diçka e pakëndshme. Nga mbikalimi në Maqedoni na hodhën me gur drejt e në xhamin e shoferit. Fatmirësisht xhami nuk u thye plotësisht dhe fëmijët e ulur aty nuk u lënduan. Më vonë na njoftuan se është bërë nga një grup të miturish, se nuk jemi të parët që i ndodh kjo dhe po ndodh gjithnjë e më shpesh. Dhe ata e dinë se kush është dhe unë nuk shoh asgjë të shkruar për këtë askund. Dua vetëm të tërheq vëmendjen e shoferëve që të kenë kujdes kur kalojnë në mbikalimin nëpër Maqedoni”, ka shkruar në rrjetet sociale një nga pasagjeret.
Ndërsa ata që jetojnë përreth i kanë paralajmëruar që “nëse kthehen nga Greqia, të kenë kujdes që të mos gjenden në të njëjtën situatë”./abcnews.al