Sulmohet me dronë vendlindja e Zelenskyt

schedule10:32 - 8 Korrik, 2023

schedule 10:32 - 8 Korrik, 2023

Autoritetet ukrainase theksojnë se gjatë natës është sulmuar me dron vendlindja e presidentit Vlodymyr Zelensky.

Mediat e huaja shkruajnë se një guvernator ukrainas, ka thënë se është sulmuar Kryvyi Rih, në qendër të Ukrainës.

Kjo është një zonë që është sulmuar disa herë gjatë luftës dhe Vladimir Putin ka qenë i njohur për ta shënjestruar atë në data simbolike. Për shkak të sulmit janë shkatërruar një numër I madh deposh dhe është plagosur një 26 vjeçar.

“Natën, armiku sulmoi Kryvyi Rih. Përdori drone. U shkatërruan disa depo, u gjymtuan pajisje dhe makina “, shkruan ai në Telegram./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!