Pikë kontrolli policor tek “Tre rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës është djegur pjesërisht nga një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të jetë nga nje bombë molotov, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.
Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 3:15 të mëngjesit të së enjtes, ndërsa në kohën e shpërthimit policët nuk kanë qenë brenda pikë kontrollit.
Përveç dritareve të thyera, janë djegur edhe orenditë që ishin brenda.
Deri më tani nuk dihet autori ose autorët e këtij incidenti.
/KosovaPress/