Një grup personash të panjohur kanë sulmuar policinë e Akropolis mbrëmjen e së shtunës në Athinë. Autorët në orën 21:50 kanë sulmuar me bomba molotov Drejtorinë e Policisë dhe më pas janë larguar.
Sipas informacioneve të mediave greke, 10 persona janë arrestuar menjëherë.
Autorët kanë qëlluar, sipas policisë, me pesë bomba molotov duke shkaktuar dëme materiale në fasadën e repartit./ Abcnews.al