Sulmohet automjeti i OKB-së në Gaza, vdes një punonjës

schedule09:20 - 14 Maj, 2024

schedule 09:20 - 14 Maj, 2024

OKB-ja ka konfirmuar se një nga punonjësit e saj vdiq dhe një tjetër është plagosur në Gaza, pasi automjeti në të cilin ndodheshin u godit nga forcat izraelite.

“Si pjesë e punës së tyre të përditshme, ata shkojnë në vende të ndryshme për të kontrolluar kushtet e sigurisë dhe në këtë rast ishte Spitali Europian në Rafah, nënvizoi Haq, duke shtuar se automjeti me të cilin ai udhëtonte ishte identifikuar siç duhet si pjesë e flotës së OKB-së”, tha zëdhënësi i OKB-së Farhan Haq.

Sekretari i Përgjithshëm bëri thirrje për një “hetim të plotë” mbi atë që ndodhi dhe tha se dënon të gjitha sulmet kundër stafit të OKB-së.

Zëdhënësi shtoi se rreth 190 punonjës të OKB-së, kryesisht anëtarë të Agjencisë Palestineze të Refugjatëve (UNRWA) kanë vdekur në bombardimet e Gazës, por viktimat e sotme ishin kryesisht me origjinë të huaj.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!