Autoritet e shtetit meksikan Zakatekas, bënë të ditur se persona të armatosur vranë pesë policë në një pritë të mirë-organizuar. Policët nga qyteti Fresnilo ishin brenda në makinë kur u sulmuan befasisht nga persona të armatosur.
Ky është sulmi më i fundit ndaj policisë dhe ushtrisë meksikane që kryhet nga persona të armatosur. Në tetor, anëtarët e narkokartelit vranë 13 policë në pjesën perëndimore të Meksikës.
Ky vend konsiderohet si një nga vendet më të rrezikshme për policët, që vriten shpesh nga bandat./abcnews.al