Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se sulmi vdekjeprurës izraelit në një kamp zhvendosjeje në Rafah është një “incident tragjik” që qeveria e tij po “heton”.
“Në Rafah, ne evakuuam një milion banorë të papërfshirë dhe me gjithë përpjekjet tona më të mira, një incident tragjik ndodhi të dielën,” tha Netanyahu në parlament, duke shtuar, “Ne po hetojmë rastin dhe do të nxjerrim përfundime.”
Dëshmitarët thanë se të paktën tetë raketa goditën kampin në Rafah, një zonë e caktuar e sigurt, të dielën mbrëma.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 45 persona, duke përfshirë 23 gra, fëmijë dhe të moshuar, u vranë në sulm dhe 249 u plagosën.
Sulmi vjen pas urdhrit urgjent të GJND-së të premten që Izraeli të ndalojë ofensivën e tij në Rafah dhe të tërhiqet nga enklava e rrethuar.