Sulmi ukrainas në Kursk, Putin: Kievi ka hapur një front të ri lufte

schedule14:39 - 7 Gusht, 2024

schedule 14:39 - 7 Gusht, 2024

Presidenti rus Vladimir Putin tha se sulmi ukrainas në rajonin rus Kursk ka hapur një front të ri lufte.

Putin tha se forcat ukrainase bombarduan pa dallim objektivat civile në rajonin e Kursk Ministria ruse e shëndetësisë tha të mërkurën se 24 persona, përfshirë gjashtë fëmijë, u plagosën nga bombardimet në rajonin e Kursk, ku Moska akuzoi Ukrainën për fillimin e një sulmi kufitar një ditë më parë.

Kievi vazhdoi sulmet ajrore pranë kufirit të mërkurën, me sistemet ruse të mbrojtjes duke shkatërruar katër dronë gjatë natës.

Të martën, Rusia dërgoi trupa rezervë në rajonin e Kurskut, i cili kufizohet me Ukrainën, pasi deri në 300 luftëtarë ukrainas sulmuan njësitë e saj kufitare, sipas një deklaratë të ministrisë ruse të mbrojtjes.

Guvernatori i rajonit tha më herët se forcat ruse kishin penguar një përpjekje ukrainase për të depërtuar në kufi, por situata mbeti “e vështirë”.

Moska pretendon se një grup sabotues ukrainas u përpoq të sulmonte Kursk dhe tha se kishte zhvendosur rezervat për të ndihmuar në zmbrapsjen e qindra luftëtarëve të mbështetur nga tanke.

Ukraina nuk ka bërë asnjë koment zyrtar, megjithëse ka pasur indikacione për disa veprime ushtarake në anën ukrainase të kufirit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!