Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me sulmin terrorist të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vjenë.
Përmes një postimi në Twitter, Rama i ka shprehur ngushëllimet kancelarit austriak Sebastian Kurtz, ndërsa është shprehur se vlerat e përbashkëta janë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm.
“Ne qëndrojmë të vendosur me Austrinë”, shkruan kryeministri në postimin e tij.
Postimi:
“Zemër i thyer nga sulmi terrorist në Vjenë që është edhe më shumë sot zemra e Evropës sonë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre. Vlerat tona të përbashkëta do të jenë gjithmonë më të forta se çdo ekstremizëm i dhunshëm. Ne qëndrojmë të vendosur me Austrinë”.
Më herët, ngushëllimet për viktimat në Austri i kanë shprehur edhe Presidenti Ilir Meta, dhe Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
n.d./abcnews.al