Sulmi terrorist në Vjenë: 12 të dyshuar nga 16 në 25-vjeç, me origjinë nga Kosova e Çeçenia

schedule14:09 - 3 Nëntor, 2020

schedule 14:09 - 3 Nëntor, 2020

Për sulmin terrorist në Vjenë, sipas raportimit të mediave vendase, janë 12 të dyshuar.

Të dyshuarit raportohet të jenë mes 16 dhe 25 vjeç dhe të gjithë kanë lindur në Vjenë, Kosovë, Bangladesh, Shën Pölten, Çeçeni dhe Mödling.

Prej tyre, 10 jetojnë në Vjenë dhe 2 në Shën Pölten.

Sipas informacioneve të brendshme, shkruajnë mediat vendase, të rinjtë e lindur në Austri kanë të gjithë origjinë të huaj,  kryesisht çeçenë dhe evropianojuglindor.

Ndërkohë, terroristi i cili u ekzekutua është identifikuar si Kujtim Fejzullahi, i cili kishte nënshtetësi austriake dhe maqedonase.

Mediat austriake deklarojnë se Fejzullahi ka qenë futbollist në qytetin e Mödling në adoleshencë, por aty ka rënë në kontakt me ekstremistë islamikë apo simpatizantë të ISIS që e kanë futur në rrugën e radikalizimit. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!