Sulmi terrorist në Moskë, Putin: Kishte si qëllim dëmtimin e unitetit të Rusisë

schedule16:24 - 4 Prill, 2024

schedule 16:24 - 4 Prill, 2024

Presidenti rus, Vladimir Putin ka folur për sulmin terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës, ku u vranë të paktën 144 persona. 

Gati dy javë pas të shtënave masive, të cilat u morën përsipër nga Shteti Islamik, ai tha: “Ne kemi çdo arsye të besojmë se qëllimi kryesor i atyre që urdhëruan aktin e përgjakshëm, të tmerrshëm terrorist në Moskë ishte të dëmtonin unitetin tonë”, shkruan Sky News.

“Nuk ka qëllime të tjera të dukshme, nuk ka, sepse Rusia nuk mund të jetë objektiv i sulmeve terroriste nga fundamentalistët islamikë. Ne jemi një vend që demonstron një shembull unik të harmonisë dhe unitetit ndërfetar, të unitetit ndërfetar dhe ndëretnik.”, shtoi presidenti i Rusisë.

Rusia ka thënë vazhdimisht se sulmi ishte urdhëruar nga Ukraina, duke mos ofruar prova për të mbështetur këtë pohim.

Ukraina ka mohuar përfshirjen dhe Perëndimi ka thënë se ka inteligjencë që konfirmon se Shteti Islamik qëndron pas sulmit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!