Sulmi terrorist në Moskë, aleatët e Putinit kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje në Rusi

schedule14:24 - 24 Mars, 2024

schedule 14:24 - 24 Mars, 2024

Disa anëtarë të lartë të regjimit të presidentit rus Vladimir Putin kanë bërë thirrje që vendi të rikthejë dënimin me vdekje pas sulmit të së premtes në një sallë koncertesh në Moskë.

Kritikët kanë dhënë alarmin mbi kërkesën, duke përfshirë përdorimin e gjerë të ligjeve kundër terrorizmit dhe anti-ekstremist nga Rusia për të synuar kundërshtarët e Kremlinit dhe mbështetësit e Ukrainës.

Rusia ka pasur një moratorium mbi dënimin me vdekje që nga vitet 1990, por thirrjet po rriten në kampin e Putinit për ta hequr atë pas sulmit më vdekjeprurës në vend për dy dekada.

“Tani po bëhen shumë pyetje në lidhje me dënimin me vdekje. Kjo temë patjetër do të përpunohet thellësisht, profesionalisht dhe në thelb. Do të merret një vendim që do të përmbushë disponimin dhe pritjet e shoqërisë sonë” tha të shtunën Vladimir Vasilyev, kreu i partisë qeverisëse Rusia e Bashkuar në Dumën e Shtetit, dhoma e ulët e parlamentit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!